U mbajt mbledhja e parë e kryesisë së re të Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Javën e kaluar, pas zgjedhjeve të përgjithshme të SBAShK-ut, u mbajt mbledhja e parë e kryesisë së re të Sindikatës së Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Mbledhjen e nisi kryetari i sindikatës së UFAGJ-së, z. Abedin Sadrija, ku diskutoi për riorganizimin e institucionit të sindikatës së Universitetit, plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga SBAShK-u, shqyrtimin e kërkesave të punëtorëve (anëtarë të SBAShK-ut) për shfrytëzimin e së drejtës për shpërblimin jubilar të viteve jubilare, rishikimin e gjendjes faktike të procedurës për kompensimin e shpenzimeve të shujtave dhe shpenzimeve të transportit, të cilat janë të përfshira në Kontratën Kolektive dhe pika të ndryshme.
Në fund të takimit u diskutua për veprimet e mëtutjeshme të Sindikatës së Universitetit të koordinuar me SBAShK-un në Prishtinë dhe për strategjinë e funksionimit sa më të mirë për anëtarët dhe institucionit në përgjithësi.