Hapet aplikimi në Programin për Bursë i Shoqatës Gjermano-Kosovare për studentë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore (baçelor)
Njoftohen studentët e diplomuar të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, se është hapur aplikimi në Programin për Bursë i Shoqatës Gjermano-Kosovare, të cilët i kanë përfunduar studimet themelore (baçelor) dhe janë pranuar në një program të studimeve postdiplomike (master) në ndonjërin nga universitetet shtetërore në Gjermani, por të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e tarifës së studimeve, ose kanë vështirësi për ta përballuar atë.
Bursa zgjat një vit (dy semestra) dhe e mbulon apo e rimburson taksën e studimeve, të vendosur nga universitetet shtetërore për programin e studimeve postdiplomike (Master), në një vlerë prej 3.000 EUR. Pranimi i bursës bëhet analog me pagesën e tarifës së studimeve që do të thotë studenti/ja do të pranojë 1.500 EUR. për semestër, ku kësti i parë i pagesës bëhet pas dëshmisë së regjistrimit të studentit/ës.
Studentët mund të aplikojnë për bursë në këtë formë dhe duhet t’i dorëzojnë dokumentet e cekura më poshtë:
- Diploma e universitetit (një universiteti shtetëror në Republikën e Kosovës).
- Dëshmia e pranimit në një universitet shtetëror në Gjermani
- Vërtetim i njohurive të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi i programit përkatës të masterit (certifikata e gjuhës e kërkuar nga universiteti në Gjermani).
- Një letër reference e shkruar nga një profesor i universitetit ku është kryer niveli themelor, në Republikën e Kosovës
- Një pasqyrë e të dhënave (CV) në formë tabele, me datën, vendin e lindjes dhe adresën e plotë .
- Një letër motivuese (një , maksimumi dy faqe të formatit A4) – e nënshkruar.
- Një përshkrim i shkurtër rreth asaj se si planifikohet të financohen studimet në Gjermani, dhe arsyen e kërkesës së bursës për financimin e tarifës së studimeve.
Dokumentet e aplikimi duhet të dërgohen të plota si dokumente elektronike (pdf) më së voni deri më 25.02.2021 në adresën elektronike: [email protected] dhe po ashtu edhe si kopje fizike në adresën:
Deutsch-Kosovarische Gesellschaft e.V.
c/o Konsulat der Republik Kosovo
Johannesstr. 47b
70176 Stuttgart /Germany
Me dorëzimin e formularit studenti/ja pohon që të gjitha dokumentet e paraqitura korrespondojnë me origjinalet, si dhe të gjitha të dhënat e paraqitura janë të sakta. Nëse rezulton që ndonjë nga dokumentet e paraqitura nuk korrespondon me origjinalin ose që informacionet e paraqitura nuk janë të sakta, bursa anulohet (edhe në çoftë se studenti e ka pranuar bursën ) dhe fondet e dhëna duhet të kthehen prapa.
Vendimi për dhënien e bursës do të merret nga komisioni përzgjedhës i Shoqatës Gjermano – Kosovare, i cili do të jetë i përbërë nga së paku tre anëtarë . Vendimi do të bazohet në mendimin e shumicës. Vendimi i marrë nuk do të mund të kundërshtohet. Për formimin e komisionit përzgjedhës është përgjegjëse Shoqata Gjermano-Kosovare. Nëse studenti/ja braktis studimet e programit master përpara diplomimit, atëherë nga kjo pikë, nuk do të jepen më fonde nga bursa e dhënë dhe shuma e përfituar duhet të rimbursohet menjëherë.
Bursa e dhënë nuk njeh ndonjë detyrim tjetër ligjor. Në rast se versioni shqip i këtij dokumenti ndryshon nga versioni gjermanisht, atëherë vetëm versioni gjermanisht i dokumentit është vendimtar.