Universiteti “Fehmi Agani” dhe Kopshti “Amelia” lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” dhe Kopshti “Amelia” lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Znj. Lindita Xhepa nga Kopshti “Amelia” në Gjakovë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në frymën e zhvillimit të një edukimi sa më të afërt me tregun e punës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i aftësimit praktik, lidhshmëria e mësim-nxënies teorike me punë praktike, zhvillimi i temave të diplomës në Kopshtin “Amelia”; si dhe parasheh mundësinë e punësimit të kandidatëve të dalluar gjatë kryerjes së punës praktike.

Palët e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar se do të shkojnë në funksion të arritjes së objektivave për bashkëpunim konkret.

Fotot e lajmit

tp-bottom