Ftesë për pjesëmarrje në uebinar, me folës Patrick Valtin

Ftesë për pjesëmarrje në uebinar, me folës Patrick Valtin

Ftoheni të merrni pjesë në uebinarin falas, me folës Patric Valtin, që organizohet nga New Era Publications, i cili do të mbahet më 7 nëntor 2021, në orën 19:00 - 20:30.

Patrick Valtin ka një përvojë të gjerë në fushat e konsultimit dhe trajnimit në menaxhim, me shtrirje ndërkombëtare. Ai ka udhëtuar në më shumë se 35 vende gjatë 29 viteve të fundit dhe ka trajnuar mbi 140,000 njerëz në fushat e përzgjedhjes së personelit, menaxhimit të njerëzve, shitjeve, menaxhimit të shitjeve, marketingut, organizimit dhe lidershipit. Klientët dhe pjesëmarrësit e seminareve të Patrick vijnë nga të gjitha industritë, nga bizneset në rritje e deri te korporatat shumëkombëshe (Coca Cola, Ford Motors, BMW, Renault, Mercedes, Toyota, Motorola, IBM, etj.).

Uebinari do të trajtojë “Rregullat themelore për sukses” dhe do t'u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • Cili është emëruesi kryesor i përbashkët i njerëzve të suksesshëm?
  • Cilët janë tre faktorët me të cilët mund të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme?
  • Cili është ligji bazë që siguron suksesin në jetë dhe biznes?

Regjistrohuni këtu (falas): newerapub.com/webinars-al

Kodi i Regjistrimit: LIB25N

Për të gjitha detajet, shihni ftesën më poshtë:

Ftesa

tp-bottom