Rektori Nimani zhvilloi vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Rektori Nimani zhvilloi vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Në kuadër të vizitës studimore në Universitetin Sapienza të Romës, rektorët e universiteteve publike zhvilluan vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, ku u pritën nga Ambasadroja znj. Lendita Haxhitasim. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGj), prof. ass. dr. Artan Nimani, shprehu falënderim për pritjen nga Ambasadorja Haxhitasim, si dhe e njoftoi për ecurinë e punës dhe sukseset e arritura me UFAGj-në. Ambasadroja znj. Lendita Haxhitasim, iu shprehu mirëseardhje rektorëve dhe përgjatë takimit diskutuan mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me universitetet italiane dhe atyre të Kosovës, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për gjetjen e metodave për të ndihmuar dhe lehtësuar arsimimin e çdo studenti nga Kosova.  

tp-bottom