Konkurs për bursa për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master për vitin akademik 2021-2022

Konkurs për bursa për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master për vitin akademik 2021-2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master për vitin akademik 2021-2022.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegëzën:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318 ose https://ekosova.rks-gov.net/Service/5.

Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t, ndërkaq, studentët përfitues do të pranojnë SMS, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin.

Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor 2021 deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.

Njoftimi: https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/10/konkursi-per-bursa-te-sudente-elitar-2021-22-lekt21tetor-converted.pdf.

 

tp-bottom