Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e “Korridorit Adriatik - Alpe, korridor i zhvillimit e integrimit Rajonal”
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani pranoi ftesë për “Takimin e Shkodrës 2021”. Përmes, prof. ass. dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, rektori Nimani dërgoi falënderime dhe uroi që projekti i nisur “Korridori Adriatik - Alpe” të jetësohet sa më shpejt.
“Korridorit Adriatik - Alpe” është korridor i zhvillimit dhe integrimit rajonal. Ky projekt madhor hap shtigje të reja dhe dyer të bashkëpunimit.
Universiteti ynë çdo vit regjistron studentë nga viset veriore të Shqipërisë dhe mirëpret çdo iniciativë që ndihmon këta studentë dhe studentët tjerë që do të jenë pjesë e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në të ardhmen.
Ky takim mblodhi bashkëkombës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut e mbarë diaspora.