UFAGJ pjesë e aktiviteteve të Ditëve të Erasmus në UET
“Ditët e Erasmusit” janë një shans unik për të mësuar në lidhje me të gjitha mundësitë e ofruara nga Programi Erasmus+ për institucionet e Arsimit të Lartë, e kësaj rradhe në veçanti të Universitetit Europian të Tiranës ku përfaqësues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar morrën pjesë. Aty u diskutuapër shkëmbimet studentore dhe stafit akademik, por dhe shumë projekte ku jemi bashkarisht pjesëmarrës.
Fokusi i këtij eventi ishte në tendencat e reja të dixhitalizimit në arsimin e lartë si ai i DATALIT, EVALUEX E-VIVA, duke paraqitur rezultatin e tyre dhe të një sërë projektesh ERASMUS KA2.
Në këtë ngjarje përveq përfaqësuesve të UFAGJ morën pjesë partnerë ndërkombëtarë nga Spanja dhe Polonia, por edhe partnerë të tjerë nga Shqipëria të cilët në partneritet me UET janë apo kanë implementuar një sërë projektesh të përbashkëta në kuadër të programit Erasmus +.