Njoftim për regjistrim të semestrit dimëror
Njoftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, se afati për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2021/2022 bëhet në datat:
12.10.2021 – 19.10.2021
Studentët e regjistruar në vitin akademik 2021/2022 janë të liruar nga regjistrimi i semestrit dimëror.
Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit. Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor dhe 150€ për nivelin Master.
Regjistrimi i semestrit bëhet në fakultetet përkatëse.