Mbahet mbledhja e 34-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e 34-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 30 shtator 2021 (e enjte), është mbajtur mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 7 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Senati shqyrtoi dhe miratoi vendimin e Konferencës së Rektorëve, miratimin e Komisionit recensues (autorizimi i Komisionit të Studimeve), të konkursit nr.01/1473 të datës 17.9.2021, për angazhimin e stafit akademik në Fakultetin e Shkencave Sociale, më pas shqyrtimin dhe miratimin e raporteve recensuese dhe rekomandimeve të Komisionit të Studimeve për stafin e rregullt akademik sipas konkursit nr.01/1058 të datës 22.6.2021, duke vazhduar me shqyrtimin e pikës për vendimin e plotësimit të vendeve vakante sipas vendimit të Ministrit.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom