Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pranon mirënjohje nga OJQ OPTIMA
Më 27 shtator 2021 (e hënë), prof. ass. dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, e shoqëruar nga Udhëheqësi i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, z. Daut Islami, priti në takim pune, z. Qëndrim Lluka, Drejtor i OJQ-së OPTIMA.
Ky takim u zhvillua me qëllim të informimit mbi projektin e zbatuar "Zhvillimi i një Sistemi Gjithëpërfshirës të Performancës së Stafit Akademik për Sistemin Publik të Universitetit të Arsimit të Lartë në Kosovë". Po ashtu, u realizua edhe një dokumentar rreth projektit, që e përkufizon funksionimin e punës për sigurimin e cilësisë në universitet dhe aktivitetet në kuadër të saj.
Prorektorja Naka e falënderoi për punën, përkushtimin dhe mundësinë e bashkëpunimit, duke e vlerësuar si të mirëpritur për UFAGJ-në projektin e OJQ-së OPTIMA, i cili ndihmoi shumë në fuqizimin dhe rritjen/zhvillimin e cilësisë së universitetit.
Në fund, Prorektroja prof. ass. dr. Laura Naka, pranoi certifikatë mirënjohjeje në shenjë falënderimi për dhënien e kontributeve të vlefshme si universitet gjatë zbatimit të projektit "Zhvillimi i një Sistemi Gjithëpërfshirës të Performancës së Stafit Akademik për Sistemin Publik të Universitetit të Arsimit të Lartë në Kosovë", i financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.