Zhvillohen takime pune për projektin e ORCA-s rreth procesit të vetëvlerësimit në raport me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)

Zhvillohen takime pune për projektin e ORCA-s rreth procesit të vetëvlerësimit në raport me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)

Më 16 shtator 2021 (e enjte), në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajtën takime pune ndërmjet rektorit, prodekanëve, zyrtarit për sigurim të cilësisë dhe znj. Furtuna Mehmeti - eksperte nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ku në vazhdën e marrëveshjes së bashkëpunimit po implementohet projekti për Cilësi, Llogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë – QAINT.

Në këto takime u fol për procesin e vetëvlerësimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në raport me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Qëllimi i vlerësimit ka të bëjë me identifikimin e mangësive potenciale në mësim-dhënie, menaxhim dhe sigurim të cilësisë. Ky vlerësim i brendshëm do t’i shërbejë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe veprimeve që qojnë në tri shtyllat e lartpërmendura.

UFAGJ është i përkushtuar të trajtojë me seriozitet e në përpikëri bashkëpunimin në projektet me ORCA/QAINT.

Fotot e lajmit

tp-bottom