WUS Austria e viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

WUS Austria e viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët priti në takim znj. Veronika Nitsche, e cila është Shefe e Financave dhe Drejtoreshë Menaxhuese në organizatën World University Service (WUS) Austria dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim u diskutua bashkëpunimi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe WUS Austria, implementimi i Projektit HERAS+, planet e reja të bashkëpunimit dypalësh, mbështetja e vazhdueshme në zhvillimin strategjik të institucionit, si dhe kërkesa të reja për mbështetje të përgatitjes në procesin e aplikimit për një program të ri studimor në kuadër të Fakultetit të Shkencave Aplikative në UFAGJ.

Përgjatë takimit, Rektori Nimani shprehu falënderim për mbështetjen e pa rezervë të konsorciumit trepalësh në Projektin HERAS+, si dhe i njoftoi për zhvillimet në universitet. Ndërsa, znj. Nitsche e përgëzoi dhe uroi menaxhmentin për arritjet e UFAGJ-së, duke iu siguruar që do të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për zbatimin e planeve konkrete për të cilat u diskutua në takim.

Fotot e lajmit

tp-bottom