Pezullohen provimet e afatit të shtatorit sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Të nderuar studentë dhe profesorë,
Pas publikimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur Konferenca e Rektorëve e universiteteve publike. Duke i marrë parasysh masat e reja, respektivisht pika 20, ju informojmë se pezullohet afati i shtatorit dhe zhvendoset pas datës 26 shtator 2021.
Për çdo informacion tjetër, do t’ju njoftojmë me kohë.