Ftesë për uebinarin “Veprimet për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme”, e organizuar nga KOMF
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, vazhdon serinë e uebinareve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
Ftoheni të merrni pjesë në uebinarin e radhës me temë: “Veprimet për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme”, i cili do të mbahet më datë, 16 shtator 2021, nga ora 10:00 deri në orën 11:30, përmes platformës virtuale Zoom.
Folëse në këtë uebinar do të jetë Remzije Krasniqi – Drejtor për Avokim/Këshilltare Nacionale për Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.
Uebinarët për zhvillimin në fëmijërinë e hershme realizohen nga KOMF, në bashkëpunim me organizatat anëtare të KOMF, Fakultetin e Edukimit, si dhe partnerë të KOMF.
Linku për qasje në platformën Zoom:
https://us02web.zoom.us/j/82816938623?pwd=L2lpTXdyblVnSENYeHYrQ0lTdlZhQT09
Ky uebinar do të transmetohet edhe drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të KOMF në Facebook.