Universiteti “Fehmi Agani” filloi regjistrimet e studentëve të pranuar në afatin e parë të vitit akademik 2021/2022 dhe fotografimin e tyre për ID kartelë
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të provimit pranues, më 07 shtator 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë filloi regjistrimet e studentëve të pranuar në afatin e parë të vitit akademik 2021/2022 dhe fotografimin e tyre për ID kartelë.
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë në afatin e parë, për vitin akademik 2021/2022, në fakultetet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 274 studentë të rregullt në studime baçelor dhe master, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nga komunitetet jo-shumicë, si dhe në afatin plotësues pritet të pranohen edhe 176 kandidatë tjerë.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në afatin e parë dhe fotografimi i tyre për ID kartelë bëhet nga data 07.09.2021 deri më 10.09.2021, në ditët e caktuara për fakultete prej orës 09:00 deri në orën 15:00. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet t’i paraqesin dokumentet sipas njoftimit Rezultatet përfundimtare dhe njoftim rreth regjistrimit për studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve (afati i parë) për vitin akademik 2021/2022 | Universiteti i Gjakovës (uni-gjk.org).