Rektori Nimani zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Rektori Nimani zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Më 29 korrik 2021 (e enjte), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin, Këshilltar i Lartë Juridik në Institucionin e Avokatit të Popullit, për t’u informuar rreth Universitetit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Në këtë takim u diskutua edhe për shqetësimet që mund të kenë studentët për nevojat e tyre gjatë studimeve dhe për kushtet që iu ofrohen nga Universiteti në përmbushjen e kërkesave të tyre. Rektori Nimani, tha se “studentët tanë konsiderohen shumë bashkëpunues në ç’do lloj raporti dhe pothuajse çdo kërkesë e tyre është realizuar deri më tani”.

z. Mark Kaqinari, shprehu falënderim për pritjen dhe e përgëzoi rektorin Nimani për arritjet e deritanishme në menaxhimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe për bashkëpunimin me Institucionin e Avokatit të Popullit.

Fotot e lajmit

tp-bottom