Në Universitetin “Fehmi Agani” zhvillohet takim me grupin punues për harmonizimin e rregulloreve të universiteteve publike

Në Universitetin “Fehmi Agani” zhvillohet takim me grupin punues për harmonizimin e rregulloreve të universiteteve publike

Më 23 korrik 2021 (e premte), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme, znj. Linda Dula Halilabazi dhe Zyrtarja për Paga dhe Mëditje, znj. Qëndresa Bardhoshi, zhvilluan takim me grupin punues për harmonizimin e dy rregulloreve, i përbërë prej Prorektorit për Buxhet dhe Financa  i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. ass. dr. Afrim Selimi dhe sekretarët e universiteteve publike.

Takimi u zhvillua me qëllim të koordinimit mes universiteteve për harmonizimin e Rregullores për të ardhura personale dhe shtesat funksionale të stafit akademik të universiteteve publike dhe Rregullores për pagesën e anëtarëve të komisioneve profesionale dhe ad hoc.

Kryetari i komisionit për harmonizimin e rregulloreve, prof. ass. dr. Artan Nimani, së bashku me grupin punues u dakorduan në parim për të gjitha çështjet dhe u shprehën të bindur se me angazhimin përbashkët procesi në vazhdimësi do të rezultojë i suksesshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom