Rektori Nimani, ua uron Kurban Bajramin!

Rektori Nimani, ua uron Kurban Bajramin!

Të dashur studentë, personel i Universitetit “Fehmi Agani” dhe qytetarë të besimit islam,

Më lejoni që në emër të Universitetit “Fehmi Agani” dhe timin personal, të ju përcjell urimet më të sinqerta për festën e madhëruar të Kurban Bajramit!

Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën, por gjithashtu është edhe festë gëzimi dhe mirënjohje për çdo të mirë që e gëzojmë, është dita e cila i afron familjet dhe shoqërinë me njëri-tjetrin.

Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për shumë vite!

Gëzuar Kurban Bajramin!

Me respekt,

Prof. ass. dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

 

Fotot e lajmit

tp-bottom