Rektori Nimani me bashkëpunëtorë po marrin pjesë në punëtorinë e projektit STAND në Universitetin e Zagrebit në Kroaci

Rektori Nimani me bashkëpunëtorë po marrin pjesë në punëtorinë e projektit STAND në Universitetin e Zagrebit në Kroaci

Nga 14-17 korrik, rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prof. ass. dr. Laura Naka dhe z. Denis Spahija do të marrin pjesë në punëtorinë e projektit STAND, e cila po mbahet Universitetin e Zagrebit, në Kroaci.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner i projektit STAND, i cili ka të bëjë me "Ngritjen e autonomisë së universiteteve dhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës në universitetet e vendeve të Ballkanit".

Tema bazë që u trajtua në ditën e parë të trajnimit është “Analiza e praktikave të financave tek universitetet partnere”.

Ndërsa, temat tjera që u trajtuan në ditën e parë të punëtorisë janë:

  • Prezantimi i autonomisë financiare në Universitetin e Evropës Juglindore;
  • Gjendja aktuale e vlerësimit të autonomisë së Universitetit të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi;
  • Pasqyrë e përgjithshme në lidhje me njësinë e financimit të palës së tretë (në struktura, detyrat, përgjegjësitë, bashkëpunimet);
  • Struktura dhe përmbledhja e nivelit kombëtar dhe financimit ndërkombëtar.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, përmes trajnimeve dhe punëtorive është i fokusuar për ngritje akademike dhe rritjen e cilësisë administrative.

Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë,  ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.

 

Linku i projektit: https://uni-gjk.org/al/lajme/1866/fillon-zbatimi-i-projektit-stand-ne-hapje-merr-pjese-rektori-nimani

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom