Rektori Nimani me bashkëpunëtorë pritet nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci

Rektori Nimani me bashkëpunëtorë pritet nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci

Një delegacion nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë prej rektorit, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe bashkëpunëtorëve, prof. ass. dr. Laura Naka dhe z. Denis Spahija po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci.

Rektori Nimani me bashkëpunëtorë zhvilloi takim me përfaqësuesit e Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, i përfaqësuar nga z. Driton Binaj, Shoqatën “Shkëndija”, e përfaqësuar nga z. Behar Mullajupi dhe Shoqatën “Hasi”, e përfaqësuar nga z. Shani Muhadri dhe z. Agim Muhadri.

Përgjatë takimit, rektori Nimani i njoftoi gjerësisht për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, për ecurinë e zhvillimit të Universitetit, mbi programet studimore dhe marrëveshjet me profesorë të komunitetit shqiptar në Kroaci.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar shprehën pikëpamjet e tyre dhe gatishmërinë për të nisur projekte të përbashkëta për avancimin e shqiptarëve në Kroaci.

Bashkërisht u dakorduan që të intensifikohen kontaktet dhe takimet e ndërsjella për bashkërendimin e agjendës për aktivitete të përbashkëta.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom