Mbahet mbledhja e 32-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e 32-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 12 korrik 2021 (e hënë), është mbajtur mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 7 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Senati shqyrtoi dhe miratoi pikën e rendit të ditës për marrjen e vendimit për propozimin e kuotave dhe konkursit të studentëve për vitin akademik 2021/2022, më pas miratoi formimin e komisioneve për pranimin e studentëve dhe formimin e komisionit recensues për staf të rregullt akademik, duke vazhduar shqyrtimin e pikës për propozimin e programeve të reja për akreditim.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom