Hapen për aplikim Programet Fullbright për vitin akademik 2022-2023

Hapen për aplikim Programet Fullbright për vitin akademik 2022-2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë paraqet programet Fulbright që tashmë janë të hapura për vitin akademik 2022-2023!

Programi Fulbright Faculty Development është i dizajnuar për stafin e ri akademik që për momentin janë të angazhuar në mësimdhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit, aplikantët duhet të synojnë që të kthehen në pozitat e tyre në institucionet vendase dhe të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si mësimdhënës, si dhe të aplikojnë njohuritë dhe përvojën e fituar. Programi Fulbright Faculty Development është i strukturuar si grant 5 mujor, duke filluar në mes të muajit gusht për të përfunduar në mes të muajit janar. Qëllimi i programit është njohja e pjesëmarrësve me praktikat më të mira dhe qasjet teorike në zhvillimin e kurrikulumit në SHBA dhe t’u ofrohen atyre strategji konkrete për zhvillimin e kurrikulumit të

lëndës, përfshirë një përmbledhje të burimeve akademike dhe hulumtuese. Gjatë programit, bursistët pritet të hulumtojnë dhe zhvillojnë një përshkrim të lëndës, planprogramin dhe strategjitë specifike të mësimdhënjes për lëndën e tyre të propozuar.

Konkursi për Programin Fulbright Faculty Development si Program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës për vitin 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 18 tetor, 2021.

Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni këtu: https://apply.iie.org/ffsp2022

Programi Fulbright Visiting Scholar është program jo i gradës, post doktoratës, për hulumtuesit e rinjë dhe të avansuar, ligjëruesit universitarë, dhe ekspertët nga institucionet akademike dhe hulumtuese në Kosovë. Është gjithashtu Program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës për vitin 2022-2023.  Ky program sjell studiuesit në Shtetet e Bashkuara për hulutim të avansuar për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj. Programi mbulon shkollimin, shpenzimet mujore të mirëmbajtjes, shpezimet për libra dhe furnizime, si dhe udhëtimin vajtje-ardhje për në institucionin nikoqir.

Konkursi për Programin Fulbright Visiting Scholar për vitin 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 nëntor, 2021.

Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni këtu: https://apply.iie.org/fvsp2022/

The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship, si Program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës për vitin 2022-2023 si komponentë e Fulbright Visit-ing Scholar Program, ofron një mundësi për studiuesit që të lidhen me shkencëtarët dhe ek-spertët e Arkivave Kombëtare gjatë kryerjes së hulutimit në laboratorin më të ri për hulumtim dhe testim shkencor të trashëgimisë pranë Arkivave Kombëtare në College Park, Maryland. Kjo bursë mundësohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Administratës së Arkivave Kombëtare dhe të Dhënave. Bursa ishte themeluar për të mbështetur edukimin shkencor të arkivave, ruajtjen dhe hulumtimin e tyre.

Bursisti/ja i/e përzgjedhur do të punojë ne Laboratorin për Testim dhe Hulumtin Shkencorë pranë Arkivave Kombëtare, në një objekt me pajisjet më të reja, përqëndruar në hulumti shkencor me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes dhe qasjes së vazhdueshme të publikut në artefak- tet, të dhëna dhe dokumente kulturore dhe historike.

Konkursi për Bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022- 2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 15 tetor, 2021.

Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni këtu: https://cies.org/fulbrightnationalarchives, dhe për të gjitha informatat tjera rreth bursës, vizitoni https://cies.org/fulbrightnationalarchives.


Për më shumë informata j’u lutem kontaktoni: U.S. Embassy in Kosovo


Për pyetje rreth programeve, ju lutem kontaktoni Nora Nimani- Musa: [email protected]

tp-bottom