Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” morën pjesë në trajnimin “Ditët e Efiçiencës së Energjisë – Takimi i Dialogut”
Më 30 qershor 2021, studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, kanë zhvilluar trajnimin për “Ditët e Efiçiencës së Energjisë – Takimi i Dialogut”, i organizuar nga ERA në partneritet me BIRN Kosovë, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nga projekti "Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës", me qëllim të promovimit të efikasitetit më të mirë të energjisë dhe praktikave mjedisore.
Në këtë takim studentët tanë diskutuan çështjet mjedisore në komunitetet përkatëse dhe mësuan rreth mjeteve të avokimit, mekanizmave, aktiviteteve dhe gazetarisë hulumtuese, për adresimin e çështjeve në një nivel thelbësor. Përgjatë trajnimit u prezantuan arritjet në avokim dhe lobim, si: mbrojtja e lumenjve, mbrojtja e biodiversitetit dhe efikasiteti i energjisë – praktikat më të mira. Më pas u trajtua sesioni bazë i gazetarisë hulumtuese për sfidat dhe çështjet më të ngutshme mjedisore lokale, për iniciativat në komunitet, etj.. Në fund, zhvilluan punë me grupe për zhvillimin e planeve për avokim dhe lobim.
Studentë pjesëmarrës nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin, Ellza Podrimqaku, Elvis Mataj dhe Erëza Mulaj.