Mundësi për pjesëmarrje në Takimet e Dialogut Rinor të projektit “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”

Mundësi për pjesëmarrje në Takimet e Dialogut Rinor të projektit “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”

Në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë - i financuar nga projekti "Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës", ERA në partneritet me BIRN Kosovë, TV Mreža dhe Bankwatch po organizojnë dy takime dialogu me nxënës të shkollave të mesme dhe universitare nga e gjithë Kosova, me qëllimin të promovimit të efikasitetit më të mirë të energjisë dhe praktikave mjedisore.

Takimet e dialogut për të rinjtë gjithashtu do të sigurojnë mësim përmes përjetimit si dhe mundësi për angazhimin e pjesëmarrësve dhe vullnetarëve. Gjatë takimeve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të diskutojnë çështjet më të ngutshme mjedisore në komunitetet përkatëse dhe të mësojnë rreth mjeteve të avokimit, mekanizmave, aktiviteteve dhe gazetarisë hulumtuese, për të adresuar më tej çështjet në një nivel thelbësor, midis çështjeve të tjera të rëndësishme që do të mësohen dhe diskutohen.

Takimi i parë i dialogut do të mbahet të martën, 29 qershor 2021 në Pejë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 16:00.

Takimi i dytë do të mbahet të mërkurën, 30 qershor 2021 në Gjakovë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 16:00.

Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit më poshtë për t'u bërë pjesë e takimeve të dialogut. Ju do të njoftoheni me e-mail për detaje të mëtejshme të ngjarjes, si: vendi i ngjarjes, agjenda e detajuar e takimit dhe konfirmimi i pjesëmarrjes.

Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1xbKLkitxitR2Rp6vomjX3lJEa8hqQWzNB0rZt4IOROs/edit

 

tp-bottom