Universiteti “Fehmi Agani” prezantohet në "Panairin e Punës  dhe Rrjetëzimit Ndërkufitar", i organizuar nga Caritas Kosova

Universiteti “Fehmi Agani” prezantohet në "Panairin e Punës dhe Rrjetëzimit Ndërkufitar", i organizuar nga Caritas Kosova

Më 24 qershor 2021 (e enjte), ekipi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë prej Zyrtares për Zhvillim të Karrierës, znj. Freskina Mula dhe Zyrtarit për Informim, z. Ardit Halilaj morën  pjesë në promovimin e UFAGJ-së në "Panairin e Punës  dhe Rrjetëzimit Ndërkufitar", i organizuar nga Caritas Kosova.

Në hapje, panairin e vizitoi edhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Zyrës pë Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija.

Zyrtarët prezantuan ofertën programore për vitin e ri akademik 2021/22, ku interesimi ishte i madh. Kjo më së shumti u vërejt nga vizita që vazhdimisht i bëhej stendës së Universitetit dhe pyetjeve të shumta që iu parashtruan ekipit të UFAGJ-së.

Projekti ndërkufitar "PRAXIS" implementohet nga Caritas Kosova, së bashku me partnerët Caritas Mali i Zi, Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional "Gjon Nikollë Kazazi" nga Gjakova dhe Komuna e Beranës nga Mali i Zi.

Panairi mbështetet nga fondet IPA-s të Bashkimit Evropian, Zyra për Integrim Evropian dhe Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së në Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale në Malin e Zi, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës së Qeverisjes Lokale të Republikës së Kosovës.

Projekti ndërkufitar PRAXIS përcaktohet si proces i cili bëri të mundur zbatimin e njohurisë teorike në praktikë. Panairi i Punës për Rrjetet Ndërkufitare është një ngjarje e krijuar posaçërisht për të ndihmuar punëdhënësit dhe punonjësit.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom