Po zhvillohet Konferenca e 12-të Euroaziatike për Gjuhët dhe Shkencat Sociale (ECLSS 2021b) në Ekaterinburg të Rusisë në bashkëpunim me Yader, Universitetin “Fehmi Agani” dhe konsorciumin ndërkombëtar të ECLSS-së

Po zhvillohet Konferenca e 12-të Euroaziatike për Gjuhët dhe Shkencat Sociale (ECLSS 2021b) në Ekaterinburg të Rusisë në bashkëpunim me Yader, Universitetin “Fehmi Agani” dhe konsorciumin ndërkombëtar të ECLSS-së

Më 18-19 qershor 2021, në Ekaterinburg të Rusisë po zhvillohet Konferenca e 12-të Euroaziatike për Gjuhët dhe Shkencat Sociale (ECLSS 2021b), në bashkëpunim me Yader, Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe konsorciumi ndërkombëtar i ECLSS-së.

Në konferencë po marrin pjesë më shumë se 125 punime kërkimore nga 16 shtete të ndryshme të botës, të cilat u prezantuan me datë 18 qershor, e që do të vazhdojë edhe më 19 qershor në dy salla të ndryshme sesionesh.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shpreh kënaqësinë që kjo konferencë, nikoqir i të cilës kësaj radhe është  Universiteti Federal Ural në Rusi, tërhoqi kaq shumë shkencëtarë dhe studiues, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjonin kërkimet shkencore të tyre të çmuara. 

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që përfshin fushat kryesore të shkencave shoqërore. Misioni i ECLSS është të sigurojë një platformë për studiuesit, akademikët si dhe profesionistë të tjerë nga e gjithë bota për të paraqitur rezultatet e tyre të kërkimit në Shkencat Sociale. Kjo konferencë gjithashtu ofron mundësi të shkëlqyera për pjesëmarrësit për të shkëmbyer ide të reja, ekspertizë dhe përvoja, për të krijuar marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie kërkimore si dhe për të gjetur partnerë për bashkëpunim në të ardhmen.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom