Rektori Nimani merr pjesë virtualisht në komunitetin universitar global për të festuar fillimin e Magna Charta Universitatum të ri #MCU2020

Rektori Nimani merr pjesë virtualisht në komunitetin universitar global për të festuar fillimin e Magna Charta Universitatum të ri #MCU2020

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, virtualisht po marrin pjesë në festimin e 32 vjetorit të MCU dhe fillimit të #MCU2020, ku do të nënshkruhet për herë të parë Magna Charta (MCU 2020).

Në këtë ngjarje trajtohet tema për “Ndryshimet mjedisore me të cilat përballen universitetet që nga viti 1988 dhe sfidat e së ardhmes - një perspektivë globale”.

Observatori Magna Charta nisi një diskutim me universitetet e saj nënshkruese dhe organet e tjera për të konstatuar sesi vlerat akademike mund të kenë më shumë ndikim brenda universiteteve dhe konteksteve strukturore të jashtme që i formojnë ato. Kjo çoi në versionin se Magna Charta duhet të pasqyrojë perspektivat e udhëheqjes dhe të gjithë komunitetit akademik, si dhe duhet të përfshijë në mënyrë të qartë koncepte të tilla si diversiteti, përfshirja, përgjegjësia sociale dhe shtetësia universitare.

Sesioni i parë përqëndrohet në ndryshimet me të cilat janë përballur universitetet, implikimet e tyre dhe sfidat me të cilat përballen universitetet tani dhe do të përballen në të ardhmen. Më pas përqendrohet në #MCU2020, nevojën për të, strukturën e saj, se si ndryshon nga paraardhësi i saj dhe se si universitetet mund të fitojnë më shumë vlerë nga angazhimi me të.

Në këtë ngjarje morën pjesë rektorë, drejtues të lartë, dekanë, profesorë, studentë dhe organe kombëtare, rajonale dhe globale të arsimit të lartë.

Fotot e lajmit

tp-bottom