Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Kolegjit AAB

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Kolegjit AAB

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) dhe Kolegji AAB, do të bashkëpunojnë në fusha me interes reciprok. Për këtë qëllim të martën u nënshkrua edhe marrëveshje bashkëpunimi nga rektori i UFAGj-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Venera Kabashi - Llunji, Prorektore për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, e shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Shemsedin Vehapi, Prorektor për Çështje Akadmike.

Rektori Nimani, i shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Kryeziu dhe z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë e falënderuan menaxhmentin e Kolegjit AAB për pritjen dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar si dy institucioneve akademike në të mirë të rritjes së cilësisë në të dy institucionet. Sipas rektorit Nimani, bashkëpunimi do të jetë i frytshëm dhe do të prodhojë rezultat të prekshëm, që shtrihet në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit, aktiviteteve studentore dhe programeve relevante për komunitetin.

Prorektorja Kabashi - Llunji u shpreh e kënaqur për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. “Presim rezultate konkrete nga bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona, kapacitetet  e të cilave do të jenë në shërbim të stafit akademik dhe studentëve tanë”, tha ajo.

Përmes marrëveshjes, pritet të krijohet partneritet në mes të palëve në fushën profesionale, arsimore dhe shkencore që përfshinë të gjitha programet e studimit të organizuara nga palët nënshkruese. Marrëveshja konsiston në bashkëpunimin profesional mes stafit akademik dhe administrativ, bashkëpunimin e studentëve të cikleve të ndryshme të studimit për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor etj.

Fotot e lajmit

tp-bottom