Rektori Nimani uron për 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës

Rektori Nimani uron për 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës

Sot shënohet 14 Qershori - Dita e Çlirimit të Gjakovës. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani uron për 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës:

14 Qershori është një ngjarje e veçantë për gjithë ata që e përjetuan gëzimin e çlirimit dhe do të kujtohet përherë si një datë historike për qytetarët e Gjakovës. Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Në këtë ditë i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e martirët, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Lavdi të rënëve! Urime Dita e Çlirimit të Gjakovës!

Fotot e lajmit

tp-bottom