Rektori Nimani merr pjesë në promovimin e librit “Arismi në demokracinë e brishtë”, të autorit Bardhyl Musai

Rektori Nimani merr pjesë në promovimin e librit “Arismi në demokracinë e brishtë”, të autorit Bardhyl Musai

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, me ftesë të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prof. ass. dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, morën pjesë në promovimin e librit “Arsimi në demokracinë e brishtë”, të autorit Bardhyl Musai.

Libri “Arsimi në demokracinë e brishtë” me autor prof. dr. Bardhyl Musai është një vështrim përmbledhës i ecurisë dhe përvojës së tij në fushën e arsimit. Libri përfshin të gjitha dimensionet e arsimit ndër dekada dhe perspektivën e tij; të dhëna, statistika, pritshmëri, suksese, sfida, dështime, progresin, regresin, të vërteta të këndshme e të hidhura.

I pyetur se si është arsimi në ditët e sotme, autori Musai deklaroi se problemet janë të shumta dhe më kryesore sipas tij është që në ditët e sotme duhet të largohemi nga riprodhimi i teksteve shkollore për t’i lënë vendin zhvillimit të mendimit dhe shprehive në mënyrë që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje për t’u përballur me ndryshimet që sjell shoqëria.

Libri “Arsimi në demokracinë e brishtë” do t’i shërbejë më shumë se kujtdo institucioneve arsimore duke nisur që nga ministria e arsimit e deri tek zyrat vendore arsimore, shkollat, mësuesit, nxënësit apo edhe prindërve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite dhe se si duhet ndryshuar sistemi arsimor shqiptar që të ketë një zhvillim pozitiv në të ardhmen.

Në fund, rektori Nimani dhe prorektorja Naka i falënderuan Shoqatën e Intelektualëve “Jakova” për ftesën, si dhe pranuan librin nga autori Musai.

Fotot e lajmit

tp-bottom