Rektori Nimani pret në takim organizatën fituese të zgjedhjeve studentore në Universitetin “Fehmi Agani”

Rektori Nimani pret në takim organizatën fituese të zgjedhjeve studentore në Universitetin “Fehmi Agani”

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, të hënën, priti në takim përfaqësuesit e organizatës fituese “Unioni i Studentëve Pro Europian”, të cilët garuan në Zgjedhjet Studentore 2021.

Rektori Nimani i uroi studentët për suksesin e arritur në këtë garë dhe i përgëzoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunoi me strukturat e reja të dala nga këto zgjedhje. Atyre iu kërkoi të jenë aktiv dhe të vazhdohet bashkëpunimi me përfaqësuesit e organizatave studentore. Po ashtu, premtoi që do të jetë në dispozicion dhe në shërbim të tyre për t’i shtyer përpara idetë dhe projektet që i kanë për synim.

Studentët e falënderuan rektorin Nimani për pritjen dhe e falënderuan për mbështetjen në përmbushjen e qëllimeve të organeve drejtuese të studentëve në Parlamentin Studentor dhe Këshillet e Studentëve në njësitë akademike. Ata u zotuan se do të punojnë për interesat e studentëve dhe do të bashkëpunojnë me menaxhmentin për të bërë më të mirën për universitetin.

Ne zgjedhjet e studentëve të mbajtura më 24 maj 2021, fitues doli organizata studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian”, duke fituar 76% të votave.

Fotot e lajmit

tp-bottom