Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Universitetit WSB në Erasmus+

Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Universitetit WSB në Erasmus+

Në mënyrë hibride, disa prej të ftuarve me pjesëmarrje fizike dhe disa të tjerë në mënyrë virtuale, u mbajt ngjarja e organizuar nga Universiteti WSB, për shënimin e 20 vjetorit të pjesëmarrjes në programin Erasmus+.

Nje këtë organizim u shpalosen të gjitha përfitimet që i ka arritur Univesriteti WSB nga bashkëpunimi 20 vjeçar me Erasmus+.

Duke filluar nga hierarkia më e lartë e institucionit e deri tek të gjithë pjesëmarrësit e nderit, paraqitën përvojen e tyre nga Eramsus+, po ashtu nga forumi dy ditor dhe puntoria të cilën e organizoi Universiteti WSB.

Përfaqësues nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ishin Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi dhe Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija, të cilët në mënyrë fizike morën pjesë në Universitetin WSB të Polonisë. Z. Spahija në pika kyçe hartoi një koncept dhe e prezentoi atë para të gjithë shteteve pjesëmarrëse të European Universities Association (EUA).

Përgjatë prezantimit, z. Spahija theksoi përfitimet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke përfshirë mobilitetet nga të cilat ka përfituar stafi akademik, në kuadër të bashkëpunimit me programin Erasmus+. Veçanërisht foli për bashkëpunimin me ekipe të ndryshme të punës, prej të cilave UFAGj fitoi përvoja të punës dhe kulturat e tyre të ndryshme. Z. Spahija përmendi qëllimin primar mbi ndihmën dhe mundësitë që i ofrohen komuniteteve tona nga projektet. Më pas ballafaqimin me ndërkombëtarizimin dhe sfidat e përballjes me mobilitetet që ofrohen përmes projekteve nga programi Erasmus+.

Njëkohësisht, Prorektori Haxhi Kamberi diskutoi me kolegët e Univrsitetit WSB, i cili shpalosi strategjinë që Universiteti “Fehmi Agani” ka përdorur në luftën kundër pandemisë Covid-19 si dhe u informua mbi strategjinë që ka përdorur Universiteti WSB.

Gjatë bisedës me përfaqësuesen e Universitetit WSB, Universiteti “Fehmi Agani” u vlerësua si një partner i ngushtë i bashkëpunimit, gjithmonë duke qenë në shërbim të komunitetit në përgjithësi.

Fotot e lajmit

tp-bottom