Hapen aplikimet në Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2022-2023

Hapen aplikimet në Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2022-2023

Ju njoftojmë që programi Hubert H. Humphrey 2022/23 tani është hapur i për aplikime.

Në emër të Ambasadës Amerikane në Kosovë, dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm lidhur me programin e bursës Hubert H. Humphrey dhe faktin se Programi Hubert H. Humphrey tashmë është i hapur për aplikime për vitin akademik 2022-2023. 

Programi i bursave Hubert H. Humphrey është program i Fulbright-it përmes të cilit profesionistët e arritur në mes të karrierës së tyre profesionale, me potencial të demonstruar lidershipi, shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit studimi. Gjatë kësaj periudhe, ata do të vijojnë një kurs akademik jo të gradës, të nivelit universitar si dhe aktivitete të zhvillimit profesional. Duke ofruar mundësi për liderët e ardhshëm dhe politikëbërësit që të kanë përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si dhe në fusha të ndryshme profesionale, programi ofron edhe bazë për lidhje afatgjata dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre jashtë vendit. Bursistët përzgjedhen bazuar në potencialin e tyre për udhëheqësi dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik. 

Aplikacionet mund t’i gjeni: https://apply.iie.org/huberthhumphrey, ndërsa data e fundit për aplikim është 1 gusht 2021.

 

Informata të përgjithshme rreth programit Humphrey mund t’i gjeni: https://www.humphreyfellowship.org ndërsa informata të detajuara rreth komponentave të programit, fushat e studimit, kërkesat bazike dhe kriteret e kulaifikimit mund t’i gjeni në: The Hubert H. Humphrey Fellowship Program | U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov).

 

Për informata shtesë rreth programit, ju lutemi kontaktoni: Nora Nimani-Musa: [email protected]

tp-bottom