Mbahet mbledhja e radhës në kuadër të projektit SUSWELL
Sot me datë 21 maj 2021, në mënyrë virtuale u mbajt takim me pjesëmarrësit e projektit SUSWELL - Sesioni i Ndërtimit të Kapaciteteve nr. 4 - Ndërtimi i parimeve drejtuese.
Ky takim filloi me prezentimin e punës së dertianishme të projektit, periudha e të cilit është gjashtë mujore, e cila nga koordinatorët e projektit cilësohet si tejet e sukseshme dhe me rezultate të mira të arritjes. Universitetit tonë i është përcaktuar bashkëpunimi me komunitetin e praktikës me Portugalinë, kështu duke krijuar një CoP së bashku.
Në takim prezantuan koordinatorët e projektit në lidhje me temën, si dhe interaktivitet dhe shkëmbime të ideve ndërmjet pjesëmarrësve.
Pjesëmarrëse në takim nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishte znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhimin e Projekteve dhe bashkëpunëtorët nga Medica Kosova.
Takimi i radhës do të jetë me datën 28 maj 2021, të cilit i paraprinë Punëtoria në kuadër të Projektit SUSWELL, e organizuar nga koordinatorët e projektit, me datë 27 maj me fillim prej orës 15:00.