Rektori Nimani zhvilloi takim me një delegacion izraelit

Rektori Nimani zhvilloi takim me një delegacion izraelit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, bashkë me Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë dhe Udhëheqësin e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Denis Spahija patën një takim informues me delegacionin e Izraelit, prof. dr. Shaul Yanai nga Universiteti Hebrej (shkenca politike), Hilik Bar politikan (ish-nënkryetar kuvendi, ish-nënkryetar i Jerusalemit), me Damian Brikman, Drejtor ekzekutiv i Koorporatës për Zhvillim dhe Investim Kosovë–Izrael,  si dhe me Flori Zefin, Nënkryetar i Koorporatës Kosovë-Izrael.

Në takim rektori Nimani bashkëbisedoi për mundësitë e mobilitetit të stafit dhe studentëve, shkëmbim përvojash si dhe për mundësitë e aplikimit përmes Erasmus+ në programe të reja të përbashkëta në fushën e inxhinierisë.

Delegacioni izraelit u zotua se do të ndihmojnë Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për zhvillimin në programe të profilizuara, në shkenca inxhinierike.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom