TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familja Lila,


Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Sc. Rifat Lila. Ai nuk reshti së punuari për shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë.

Kontributi i z. Lila në shëndetësi dhe arsim do të kujtohet me shumë respekt ndër gjenerata.

Jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse la pas vete trashëgiminë e njeriut të mirë, doktorit, profesorit, burrit dhe veprimtarit të përkushtuar!


Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me familjen Lila!


Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë!


I pikëlluar

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

tp-bottom