Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit Qendror Zgjedhor të Zgjedhjeve Studentore 2021
Të premten, u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Zgjedhjeve Studentore 2021, e thirrur nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Mazllom Kumnova, në të cilën u bë konstituimi me këtë përbërje:
- Znj. Linda Dula Halilabazi, Sekretare e Përgjithshme (Kryesuese);
- Znj. Erëza Mulaj, OS – Bashkimi Studentor Fehmi Agani (Zv. Kryesuese);
- Z. Luan Gjugja, OS – Unioni i Studentëve Pro Europian (Anëtar);
- Z. Bekim Samadraxha, MAShTI (Anëtar);
- Znj. Freskina Mula, Administrata Qendrore (Anëtare).
Pas konstituimit, anëtarët e KQZ-së nënshkruan “Deklaratën e etikës” për Zgjedhjet Studentore 2021 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe harmonizuan Planin Dinamik të Zgjedhjeve, i cili u miratua unanimisht nga anëtarët.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) miratoi propozimet e organizatave studentore për Komisionin Zgjedhor të Fakulteteve, si në vijim:
Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Edukimit:
- Një përaqësues nga Administrata e Fakultetit të Edukimit (Kryesues);
- Z. Fatlind Krasniqi, OS – Bashkimi Studentor Fehmi Agani (Anëtar);
- Znj. Diellza Krasniqi, OS – Unioni i Studentve Pro Europian (Anëtare).
Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Filologjisë:
- Një përaqësues nga Administrata e Fakultetit të Filologjisë (Kryesues);
- Z. Besart Alija, OS – Bashkimi Studentor Fehmi Agani (Anëtar);
- Z. Bylbyl Feraj, OS – Unioni i Studentve Pro Europian (Anëtar).
Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Mjekësisë:
- Një përaqësues nga Administrata e Fakultetit të Mjekësisë (Kryesues);
- Z. Dukagjin Llolluni, OS – Bashkimi Studentor Fehmi Agani (Anëtar);
- Z. Dardan Pjetraj, OS – Unioni i Studentve Pro Europian (Anëtar).