Mblidhet Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), ka mbajtur të mërkuren takimin, ku janë shqyrtuar 6 pika të rendit të ditës.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Këshilli Drejtues i UFAGJ-së shqyrtoi dhe miratoi pikën e rendit të ditës rreth propozimit për shpalljen e Zgjedhjeve të Studentëve 2021 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që u vendos të mbahen me datë 24 maj 2021, u miratua plani dinamik i zgjedhjeve dhe u formua Komisioni Qendror Zgjedhor.
Në këtë takim u shqyrtua edhe propozimi i rektorit Nimani për ri-zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe u miratua Raporti tre mujor financiar.
Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe pika të ndryshme.