Njoftim: Punë sezonale për studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Njoftim: Punë sezonale për studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Comsense Kosova ofron mundësi për studentët e interesuar të Universitetit ”Fehmi Agani” në Gjakovë për punë sezonale përgjatë tre muajve (qershor-shtator) në Gjermani.

 

Comsense Kosova ju ofron:

  • Ndihmë për caktimin e terminit për vizë;
  • Studentët do të punojnë në Logjistikë, paketimi i produkteve të ndryshme;
  • Banimi sigurohet nga kompania, i cili paguhet nga vetë studentët dhe çmimi i  banimit për person do të jetë 250 Euro (studentët mund të sigurojnë edhe vet banimin);
  • Kompania do të sigurojë transportin për në punë dhe anasjelltas;
  • Paga për orë do të jetë 9.50 Euro bruto.

 

Studenti duhet të ketë njohuri të gjuhës gjermane në nivelin A2.

 

Bashkëlidhur e gjeni formularin i cili duhet të plotësohet nga Universiteti për secilin student dhe i njëjti të kthehet tek ne.

 

Studentët e interesuar, për më shumë informata mund të paraqiten tek Freskina Mula, në Zyrën për Zhvillim të Karrierës në objektin e Rektoratit.

Formulari

tp-bottom