Rektori Nimani mban takim virtual me Liza Gashin nga IREX

Rektori Nimani mban takim virtual me Liza Gashin nga IREX

Të hënen, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë zhvilluan takim virtual me znj. Liza Gashi nga IREX, organizatë me bazë në Uashington D.C.

Takimi kishte për qëllim informimin rreth punës së Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, për programet që ofrohen dhe për njoftimin rreth një thirrjeje mbi programin e parashikuar të financuar nga USAID për “Transformimin e Sistemit të Arsimit të Lartë”.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit për partneritet me universitete ndërkombëtare, lëvizjet e stafit akademik dhe studentëve, profilizimin e universitetit, si dhe për procesin e mësimit në kohë pandemie.

IREX është një organizatë globale për zhvillim dhe arsim, thekson partneritetet me organizatat lokale për të zgjeruar kapacitetin, për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe për të ndikuar në ndryshime përmes trajnimit, partneritetit, arsimit, kërkimit dhe programeve të granteve, si dhe ofron programe inovative për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

tp-bottom