Universitetin “Fehmi Agani” e vizituan përfaqësueset e Zyrës së Erasmus + në Kosovë
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorë priti në takim znj. Jehona Lushakun dhe znj. Blerina Zjaça, nga Zyra e Erasmus +, ku diskutuan për programet studimore të UFAGJ-së dhe u propozua që të formohet një grup punues, i cili do të merret me hartimin e një plani të veprimit, në mënyrë që të përfitohen sa më shumë fonde nga programi Erasmus+.
Pas takimit, me Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, u zhvillua vizitë monitoruese mbi progresin e punës dhe të arriturat gjatë zbatimit të projektit SUSWELL, i cili modernizon kurrikulën shëndetësore të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Projekti SUSWELL përbëhet nga 9 (nëntë) IAL dhe 6 (gjashtë) organizata të palëve të interesuara nga 7 shtete të Evropës, të cilët përqafojnë kompleksitetin e sistemeve shëndetësore dhe ndërtojnë rritjen e kapacitetit institucional të IAL-ve të synuara, rritjen e kapacitetit individual të profesionistëve (në të ardhmen) të shëndetit dhe mirëqenies.