Mbahet takimi i radhës me grupin menaxhues të projektit SUSWELL
Të premten, më 26 mars 2021, në mënyrë virtuale u mbajt takimi i radhës ndërmjet anëtarëve të grupit menaxhues të projektit SUSWELL.
Në këtë takim u paraqit vazhdimësia e punës që do të realizohet, si dhe u diskutuan mënyrat se si do të arrihen qëllimet e përcaktuara të këtij projekti.
Fjalën kryesore dhe prezantimin në takim e bëri z. Bunt Steven, ku përmes paraqitjes së hapave të njëpasnjëshme qartësoi metodologjinë e studimit të rastit, e cila ishte edhe tematika kryesore e këtij takimi, si dhe metodologjitë të cilat ndërlidhen me jetën reale dhe që kanë marrëdhënie reciproke.
Takimi i radhës do të mbahet më 9 prill me fillim nga ora 13:00 deri në orën 16:00.