Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” realizojnë vizitë në Universitetin e Tiranës

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” realizojnë vizitë në Universitetin e Tiranës

Një grup studentësh nga Fakulteti i Mjekësisë, të mbështetur nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ftesë nga Këshilli Studentor i Fakultetit  të Shkencave të Natyrës realizojnë vizitë tre-ditore të karakterit studimor në Universitetin e Tiranës, ku patën mundësinë t’i shohin nga afër laboratorët biologjik-molekular dhe bioteknologjik.

Përgjatë vizitës, studentëve iu mundësua të shohin eksperimente të ndryshme, si dhe aparaturat e këtyre laboratorëve. Ata përfituan njohuri dhe përvojë mjaft produktive. Përveç vizitës në laboratore, ata zhvilluan takime me përfaqësuesit e studentëve të këtij Fakulteti, ku diskutuan me ta se si zhvillohen studimet në programet studimore.

Studentët tanë përfituan nga kjo vizitë dhe njohuritë e marra do t’i artikulojnë në praktikë me kolegët në UFAGJ.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar t’i mbështes studentët dhe t’iu ofrojë atyre mundësi në realizimin e kërkesave të tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom