Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë bëhet pjesë e Magna Charta Universitatum

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë bëhet pjesë e Magna Charta Universitatum

Pas aplikimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë për të nënshkruar Magna Charta Universitatum, Këshilli Drejtues i Observatorit ka shqyrtuar aplikimin dhe ka pranuar që Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë të bëhet nënshkrues i Magna Charta MCU2020.

Këshillit Drejtues i Observatorit përgëzoi UFAGJ-në për pranimin e nënshkrimit të Magna Charta MCU2020.

Magna Charta Universitatum është një dokument që u nënshkrua fillimisht nga 388 rektorë dhe drejtues të universiteteve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, më 18 Shtator 1988 në Bolonjë. Përmban parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale si një udhëzues për qeverisjen e mirë dhe vetëkuptimin e universiteteve në të ardhmen.

tp-bottom