Rektori Nimani kujton Epopenë e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s

Rektori Nimani kujton Epopenë e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, kujton Betejën e Gllogjanit - Epopenë e Dukagjinit, si dhe bombardimet e NATO-s:

“Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 22-vjetorin e Betejës së Dukagjinit. 24 Marsi është kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë të luftës për liri, e cila ka qenë ndër momentet kyçe historike të popullit shqiptar të Kosovës. Madhështia e saj është edhe me bombardimet e NATO-s. Ne kujtojmë luftëtarët e Dukagjinit e mbarë Kosovës që janë themeli i lirisë. Trimëria e Haradinajve dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së bënë që të arrihet liria. Më 24 mars 1999 filloi intervenimi i forcave të Aleancës veriatlantike - NATO-s, kundër forcave të armatosura serbe, i cili rezultoi fatlum për Kosovën dhe shënoi rikthimin e shpresës për të gjithë ne.

Falënderues ndaj ShBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Atdheut!

Zoti i bekoftë ShBA-të dhe aleatët e tyre, NATO-n dhe Kosovën tonë të dashur!”

Fotot e lajmit

tp-bottom