Zhvillohet takim me përfaqësuesit e OJQ – OPTIMA

Zhvillohet takim me përfaqësuesit e OJQ – OPTIMA

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, të hënën u zhvillua takim me përfaqësuesit e OJQ-së OPTIMA, Dr.Sharon Hart dhe Z. Qëndrim Lluka - Drejtor Ekzekutiv, për vazhdimin e projektit - Zhvillimi i një Sistemi Gjithpërfshirës për Vlerësimin e Stafit Akademik.

Projekti synon një sistem gjithëpërfshirës të vlerësimit të personelit akademik, i cili bazohet në vëzhgimin sistematik (matje) të performancës përkatëse të stafit akademik, për të përcaktuar shkallën në të cilën ajo performancë është në përputhje me vlerat e njësisë akademike (fakulteti, divizioni, departamenti, etj.), i cili do të zgjasë deri në dy vjet.

Ky modul hyrës paraqet një përmbledhje të procesit për zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të stafit akademik. Ndërsa, modulet e tjera paraqesin informacione të hollësishme për kryerjen e secilit hap të procesit.

Në fund të takimit, u diskutua për aktivitetet tjera kryesore që do të zhvillohen gjatë muajve në vijim.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom