U mbajt takimi informues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë me Careloop

U mbajt takimi informues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë me Careloop

Të mërkurën, më 25.02.2021, në mënyrë virtuale, u mbajt takimi informues i Careloop me studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga Careloop për shërbimet që i ofrojnë ata  për studentët tanë. Në takim nga Careloop ishin Matea Ivić dhe Laura Schäfer, kurse nga Universiteti “Fehmi Agani” si përfaqësuese ishte Arnisa Jaka (Përfaqësuese e OJQ ALUMNI I UGJFA) dhe studentë nga Fakulteti i Mjekësisë.

Hapjen e takimit virtual e bëri Matea Ivić e cila në pika të përmbledhura bëri përshkrimin e platformës së Careloop e cila u mundëson studentëve të cilët janë në prag të diplomimit dhe atyre që kanë diplomuar të regjistrohen në platformë, kështu duke shërbyer si një ndërmjetësues i fortë dhe adekuat për punësimin e tyre.

Pjesëmarrësit nga Universiteti “Fehmi Agani” e falënderuan Matean për mundësinë që po u ofrohet studentëve për t’u kyçur në tregun e punës. 

Fotot e lajmit

tp-bottom