Studentët organizojnë kampanjë vetëdijësuese për mbrotje ndaj pandemisë Covid-19
Në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, përfaqësuesit e studentëve të Këshilleve të Fakultetit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë organizuan kampanjë vetëdijësuese për mbrojtje ndaj Covid-19.
Kampanja u zhvillua në njësitë akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë nga Kryetarja e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, Gresa Rexhepaj.
Bazuar në kapacitetet infrastrukturore dhe udhëzimet e dhëna në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19” u bë shpërndarja e fletëpalosjeve dhe vendosja e posterëve për masat mbrojtëse, pasi që ligjëratat do të mbahen me prani fizike të studentëve për semestrin veror të vitit akademik 2020/21.
Studentët e mirëpritën iniciativën dhe u shprehën falënderues për kushtet e favorshme që ofron universiteti.
Kujtojmë se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në vazhdimësi ka qenë i përkushtuar t’i orientojë stafin dhe studentët për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.