2021 Fulbright Specialist Program

2021 Fulbright Specialist Program

Zyra e American Councils në Kosovë, njofton se Fulbright Specialist Program tashmë është duke pranuar projekt propozime për ciklin 2021-2022. Fulbright Specialist Program në Kosovë është i hapur për institucionet nikoqire të dorëzojnë projekte për të pranuar akademikë dhe profesionistë të kualifikuar nga SHBA. Fulbright Specialist Program është pjesë e Fulbright U.S. Scholar Program. Ky program ndanë grante për projekte me kohëzgjatje prej dy deri në gjashtë javë.

Aplikimet duhen dorëzuar përmes portalit të World Learning deri më 15 prill 2021.

Projektet nuk mund të fillojnë para 1 shtatorit 2021 dhe duhen kompletuar deri më 30 shtator 2022.

Ky program është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër informata rreth programit, aplikimin online, udhëzimet, ju lutemi klikoni linkun në vijim: https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/

Për pyetjet rreth programit, ju lutem drejtohuni tek Nora Nimani-Musa: [email protected]

tp-bottom